AktualitetPolitikëTë fundit

Detaje nga takimi i Ramës me drejtuesit e PS në qarqe! Në listat e mbyllura do jenë gra dhe të rinj

Detaje të reja mësohen në lidhje me takimin që ka pasur kryeministri Edi Rama me secilin nga drejtuesit politikë të qarqeve për PS-në.

Gazetari Osman Stafa raporton për News 24 se Rama ka takuar disa prej drejtuesve politikë të PS në qarqe, ku secili pritet të japë emrat e kandidatëve për deputetë.

Bëhet me dije se në listën e mbyllur do jenë gra dhe të rinj. Ndërkaq, 4 kryebashkiakë aktualë pritet që të kandidojnë për deputetë.

Osman Stafa: Kryeministri Edi Rama sot zhvilloi takime me drejtuesit politikë të PS-së. Sot kryeministri ka nisur takime që në orën 9, duke folur me drejtuesit politikë të qarqeve. Blendi Klosi i ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Dibër. Më pas, është folur me Kumbaron, Becin, Sakon, Niko Peleshin, Bledi Çuçin. 4 kryebashkiakë kanë kërkuar që të jenë kandidatë për deputetë, Ervin Demo, Tërmet Peçi, Agron Malaj dhe kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.

 

Fraksuin.com