Vengu në kampusin sportiv të garnizonit “Skënderbej”: Investim domethënës, hap dyert pas pak javësh
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral leitnant Arben Kingji inspektuan punimet në kampusin sportiv të ridimensionuar në garnizonin “Skënderbej”, i cili pas pak javësh do të hapë dyert për të gjithë ushtarakët.
Ky është një investim domethënës që përfshin një fushë futbolli (100×67 m), pistë vrapimi me 4 korsi, fusha basketbolli, volejbolli dhe tenisi si dhe hapësira për atletikë dhe kërcim së gjati.
Në fazën përfundimtare të punimeve do të përfshihet edhe ndriçimi i plotë i kompleksit.
Kampusi sportiv ka ruajtur elementët e tij origjinalë, duke mbajtur identitetin e tribunave dhe shkallëve, një simbol i rëndësishëm për Forcat e Armatosura.