AktualitetPolitikëTë fundit

U hetua për “shpërdorim detyre”, GJKKO pushon çështjen ndaj Pjerin Ndreut

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të pushuar çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, raportojnë mediet.

Kryebashkiaku u hetua për “shpërdorim të detyrës”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale.

Pjerin Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në vitin 2023, në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen “Xhenjo”.

Sipas denoncimit të PD-së, aksi rrugor ishte në varësi të ARRSH dhe Bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime.

Fraksion.com