“Skandal me Koorporatën e Investimeve”, Berisha: Pronat shqiptare i kalojnë klanit më të rrezikshëm në Europë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shfrytëzon prona publike për të ndërtuar komplekse të reja, duke i përmendur specifikisht projektet e reja si godina e Bibliotekës Kombëtare dhe rezidencat qeveritare në Vlorë.
Në një deklaratë të bërë sot, Berisha theksoi se Rama ka një histori problematike me pronat dhe se shumë kushërinj të tij janë ankuar se i janë marrë pronat. “Një kushëri e akuzon Ramën se i ka marrë pronën, dhe tani del se Rama po e shndërron këtë situatë në një proces personal,” tha ai.
Berisha paralajmëroi se planifikimi për ndërtimin e komplekseve në Vlorë dhe në stadiumin Dinamo do të rezultojë në përfitime për mafien. Ai akuzoi qeverinë se po ndërton një “kompleks të mafies më të rrezikshme të Europës” dhe se çdo pronë publike e vlefshme po shndërrohet në pronë të klanit Rama.
“Qeveria nuk mund t’i dorëzojë pronat kurrë të tretëve. Ky vendim qeveritar çrrënjos çdo gjë dhe e bën pronën shqiptare të varur nga klani më i rrezikshëm,” tha Berisha. Ai theksoi se Ministria e Financave ka qenë gjithmonë autoriteti përkatës për menaxhimin e pronave, por tani, sipas tij, Kokona, një nga zyrtaret e qeverisë, po vepron pa asnjë kontroll.
“Konkretisht, prona, godina e re e Bibliotekës Kombëtare, rikonceptim i rezidencave qeveritare në Vlorë, të dini ju betejën e Edi Ramës me kushërinjtë për rezidencat në Vlorë, ka kufi vetëm qiellin.
E keni dëgjuar ju një kushëri që thotë më grabiti pronën, jo ky që e bëri prefekt, një kushëri tjetër thotë më ka marrë pronën mua.
Aty do ndërtohet kompleksi i rezidencave të mafies më të rrezikshme të Europës.
Stadiumi Dinamo, rikonceptim, shndërrohet në kulla.
Nuk kursehet as Pallati i Kongreseve, jo, jo, iku.
Urdhëroni, janë 17, për të mos vazhduar gjer në fund.
Kadastra shqiptare, ndërtimi i kompleksit guvernativ në bulevardin Zhan D’ark.
Do ndërtojmë një kompleks qeveritar tjetër, ky që është, është nga komplekset më monumentale në Europë, absolutisht ndër më të bukurit, por nuk ka se do vjedhin, do vjedhin, do vjedhin.
Ai është kompleks i njërit prej arkitektëve më të mëdhenj të kohës dhe tani duhet të ndërtojmë një tjetër për të vjedhur Edi Rama me klanin e tij.
Janë të detyruara t’i dorëzojnë Kokonës pronat, Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Infrastrukturës, agjencia kombëtare e ujësjellës-kanalizimeve, autoriteti i aviacionit civil, kudo ku i ka vënë ky syrin pronave, janë të detyruar për t’i dorëzuar. Janë prona të kësaj drejtorie.
Është plotësisht normale që qeveria mund t’i lëshojë, por duhet t’ua japë pronarëve. Qeveria nuk mund t’ua japë kurrë të tretëve.
Ligjet e vendit janë këto. Ky faktikisht çrrënjos me këtë vendim qeverie çdo gjë.
Pra, e tëra prona shqiptare e vlefshme, de facto shndërrohet në pronë të klanit më të rrezikshëm të Europës, klanit Rama. Se si një agjenci e vetme, mund të bëhet edhe pronare, edhe shitëse e pronës, kjo nuk ka ekzistuar kurrë.
Ka një check and balance, ky mekanizëm shuhet.
Pronari i pronareve në Republikën e Shqipërisë ka qenë Ministria e Financave.
Pronat që i kanë pasur dikasteret e tjera, ato kanë marrë vendime për to, por gjithnjë pas miratimit nga Ministria e Financave, që ka qenë një kontroll i fortë.
Kurse tani zonja Kokona shkruan vetë, vulos vetë, vendos vetë. Tejkalon kjo gjë çdo imagjinatë”, u shpreh Berisha.
Fraksion.com