AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta për ‘TikTok’, Berisha thirrje nxënësve: Nisni bojkotin e mësimit, shkolla të mos guxojë t’i ndalojë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp komentoi protestën për platformën ‘TikTok’.

Kryedemokrati bëri thirrje nxënësve që të nisin bojkotin e mësimit, ndërsa shtoi se shkolla të mos guxojë t’i ndalojë.

“Duhet të fillojë bojkoti i mësimit. Ai që iu vë censurën, shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Tik Tok është mjeti aktualisht më modern i komunikimit. Problemi është që një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj kërkon të varë në sheshin Skëndebej TikTok se e kritikoni ju, ju keni të drejtë të nisni grevën dhe të bojkotoni mësimin.

Fraksion.com