AktualitetPolitikëTë fundit

Programi i PD-së për energjinë, Balluku: Rikthim te dritat e “kënetës”

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku reagoi sot lidhur me programin e Partisë Demokratike për energjinë.

Ministrja solli në vëmendje situatën e furnizimit me energji para vitit 2013.

Në një postim në rrjetet sociale, Balluku ndau pamje të qytetit në errësirë dhe si dhe të gjeneratorëve që përdoreshin nga familjet dhe bizneset për shkak të mungesës së furnizimit me energji elektrike.

“Nëna e errësirës. Rikthehemi te dritat e kënetës”, u shpreh Balluku.

Dy ditë më parë PD prezantoi programin për sektorin energjetik.

Fraksion.com