AktualitetBota+Të fundit

Kievi: Ukraina merr fondet e para nga Britania e Madhe të siguruara nga asetet ruse

Ukraina ka marrë grupin e parë të financimit nga Britania e Madhe nëpërmjet një skeme që përdor fitimet nga asetet ruse të mbajtura në Evropë, sipas kryeministrit të Ukrainës.

Duke postuar në X këtë mëngjes, Denys Shmyhal thotë se kjo pagesë do të bëhet për “forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës”.

“Ne presim që të gjitha asetet sovrane të Federatës Ruse të konfiskohen dhe transferohen për të mirën e vendit tonë në të ardhmen”, shton kryeministri.

Shymhal falënderon homologun e tij në Mbretërinë e Bashkuar Keir Starmer si dhe partnerët më të gjerë të G7 “për mekanizmin që paratë ruse të funksionojnë për Ukrainën”.

Nisma u njoftua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tetorin e kaluar dhe do të formojë kontributin e vendit në një fond më të gjerë prej 38 miliardë paund (50 miliardë dollarë) të shpallur në qershor nga anëtarët e grupit G7 të ekonomive kryesore.

 

Fraksion.com