AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga Korporata e Investimeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu tha sot se “Korporata e Investimeve Shqiptare, është krijuar mbi bazën e një ligji thellësisht antikushtetues”.

“Jam sot për të denoncuar një nga aktet më antikushtetuese, piramidën më të madhe të vjedhjes dhe mashtrimit në tërë historinë e vendit, Korporatën e Investimeve Shqiptare, e cila është krijuar me destinacionin për menaxhimin e investimeve si pronare publike mbi bazën e një ligji thellësisht antikushtetues”, tha Berisha.

Berisha tha se “se asnjë përfitues nga vendimet antiligjore të kësaj agjencie të vjedhjes së pronave, nuk do njihet, por do të ndëshkohet rreptë si bashkëvjedhje publike, private e pronës shtetërore”.

“Prona, në çdo vend ka rregullat, ligjet e menaxhimit, administrimit, shitjes, etj. Në këtë vend, çdo vendim për tjetërsim të pronës publike, ligji i pronave ia kalon automatikisht atë privatit. Kjo që ndodh është një grabitje”, tha Berisha.

“Garantoj pronarët se nuk do të njihet asnjë vendim i marrë nga kjo agjenci dhe nga kjo zyrtare”, u shpreh Berisha.

Berisha tha më tej se “është jashtë çdo lloj koncepti”, ngritja e një agjencie të tillë.


Fraksion.com