AktualitetTë fundit

Vajzat përleshen me grushte e shqelma në mes të rrugës në Vlorë, ndërhyjnë qytetarët për t’i ndarë

Një sherr në mes të rrugës është regjsitruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Nga pamjet që po qarkullojnë në rrjet duket momenti kur disa vajza të reja përleshen fizikisht me njëra-tjetrën.

Fillimisht, shihen dy vajza që nisin sherrin mes tyre, por situata agravon pasi njëra prej tyre afrohet te vajza e cila po largohej nga vendngjarja nga një djalë. Mes tyre nis një përplasje fizike ku më pas bashkohen edhe dy vajza të tjera.

Djali që ishte në vendngjarje mundohet t’i ndajë por situata i del jashtë kontrollit dhe i lë vajzat të pëleshen më njëra-tjetrën. Situata u vendos në kontroll nga një person i cili po kalonte në rrugë. Ai zbret nga makina dhe arrin ti ndajë vajzat të cilat kapeshin nga flokët ndërsa dëgjoheshin edhe ulërimat e tyre.

 

Fraksion.com