SPAK sekuestron 90 pasuri të një grupi kriminal të trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të parave
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur sekuestro preventive mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në kuadër të një hetimi për pastrim parash dhe trafik narkotikësh.
Vendimi për sekuestron u miratua nga Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 131, datë 28.02.2025, ndërsa urdhri u ekzekutua më 3 mars nga Prokuroria e Posaçme. Një ditë më vonë, më 4 mars, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar të gjitha agjencitë shtetërore dhe bankat e nivelit të dytë për zbatimin e këtij vendimi.
Sipas SPAK, hetimet lidhen me një aktivitet kriminal të zhvilluar gjatë viteve 2019-2021 në zonën e Sarandës dhe rrethinave të saj, ku dhjetë shtetas, mes të cilëve K.Q (alias J.H, alias J.Q), E.A (alias K.A) dhe SH.K, dyshohen për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike dhe trafikimin e tyre drejt Greqisë, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë objekte shërbimi, hotele, apartamente, truall dhe njësi tregtare në Sarandë, Tiranë dhe Vlorë, si dhe disa llogari bankare në emër të personave të dyshuar dhe subjekte tregtare.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po vijojnë procedurat ligjore për marrjen në administrim të pasurive të sekuestruara.
SPAK vijon hetimet në lidhje me veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa leje të armëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”, sipas neneve përkatëse të Kodit Penal.
Pasuritë nën sekuestro preventive.
- Pasuria “Objekt Shërbimesh + Hotel”, në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
- Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 440 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
- Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
- Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
- Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
- Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
- Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
- Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
- Pasuria “Truall” me sipërfaqe 708 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
- Pasuria “Truall”, me sipërfaqe 308 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
- Pasuria nr. 24/494, me status “Regjistrim i përkohshëm”, në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
- Apartament, me sipërfaqe 84 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë.
- 9 pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë.
- Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 177 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe K.S, në Sarandë.
- Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 58.5 m², në pronësi eventuale të shtetasit E.A (alias K.A), në Sarandë.
- 2 pasuri “Garazhe” të emërtuar “vend parkimi”, në pronësi eventuale të shtetasit E.A (alias K.A), në Sarandë.
- Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 77.75 m², në pronësi të shtetasit D.A, në Sarandë.
- Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 142.4 m², nga e cila 126 m² sipërfaqe banimi dhe 16.4 m² sipërfaqe e përbashkët, në pronësi eventuale të shtetases K.S, në Tiranë.
- Pasuria “Garazh”, në pronësi eventuale të shtetases K.S, në Tiranë.
- Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
- Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
- Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 38.00 m², në pronësi të shtetasit SH.K në Tiranë.
- Pasuria “Post Parkimi”, në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
- Pasuria “Truall” me sipërfaqe 562 m², nga e cila kati i parë 110 m² ndërtesë dhe 19 m² verandë; kati i dytë 44 m² ndërtesë, 18 m² verandë dhe 9 m² ballkon; si dhe kati i tretë 133 m² ndërtesë, në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Mullet, Tiranë.
- Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 202.15 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në Tiranë.
- 4 pasuri “Poste parkimi” në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në Tiranë.
- Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1863 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Borsh, Sarandë.
- Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 896 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
- Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
- Pasuria “Tokë Pemtore”, me sipërfaqe 1455 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
- Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
- Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1900 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
- Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 897 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
- Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe sipërfaqe 17,100 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në vendin e quajtur Adhendri, Palasë, Vlorë.
- Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe 13, 775 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në vendin e ndodhur Adhendri, Palasë, Vlorë.
- Pasuria “Vilë Elitare”, me sipërfaqe ndërtimore prej 422.3 m², kati 0 me sipërfaqe prej 229.9 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 177.3 m² dhe verandë me sipërfaqe prej 15.1 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë.
- Pasuria “Vilë Standart” (modeli B) identifikuar si Vila B84, me sipërfaqe ndërtimore 182.1 m², kati 0 me sipërfaqe prej 98.5 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 83.6 m² dhe verandë e hapur me sipërfaqe prej 14.9 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë.
- Pasuria “Automjet” i markës “Mercedes Benz”, modeli G 400 D, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetases A.K.
- Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetasit K.Q.
- Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasve K.Q dhe E.B.
- Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të personit fizik K.Q, si dhe në emër të shtetasve K.Q dhe E.P.
- Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe T.Q.
- Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe S.Q.
- Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasve A.B dhe E.P.
- Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetases A.B.
- 2 llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të një subjekti tregtar, si dhe shtetaseve A.B, A.A dhe M.S.
- 2 Llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases A.B.
- 3 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetases K.S.
- Llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases K.S.
- 5 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetasve A.K dhe SH.K.
- 2 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të një personi juridik, si dhe shtetasve SH.K dhe B.K.
- 6 llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasit SH.K.
- Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të një personi juridik, si dhe shtetasve SH.K dhe B.K.
- 2 llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të personit fizik SH.K dhe shtetasit SH.K.
- Llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të shtetasit SH.K.
- 5 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetases A.K.
- 2 llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases A.K.
- Personin Fizik “K.Q”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Resorant” në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
- Një subjekt tregtar, me objekt të veprimtarisë “Hoteleri”, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
- Personin Fizik “SH.K”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Kafe dhe Restorant”, në pronësi të shtetasit SH.K, në Tiranë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
Fraksion.com