Life StyleTë fundit

“Shkova në dhomën e rrëfimit..”, Gjesti zbulon takimin e fundit me Eglin

Largimi i Eglit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania ka sjellë shumë reagime brenda dhe jashtë shtëpisë, por një prej banorëve që ka ndjerë më shumë situatën ka qenë Gjesti. Në një moment ai ka shprehur shqetësimin dhe keqardhjen për situatën në të cilën ndodhej Egli.

Gjynah Egli. Shkova në dhomë të rrëfimit e përcolla, qante, gjynah. Ia shpjegova disa gjëra, ishalla më ka kuptuar. E kuptoi që vetëm vetes keq po i bën. E shkatërron veten pa sens, pa asgjë,” u shpreh ai.

Sipas Gjestit, Egli po e dëmtonte veten duke u zhytur emocionalisht në një situatë që i ka shkaktuar më shumë dhimbje sesa lumturi. Ai theksoi se gjithçka kishte shkuar përtej dashurisë dhe ishte kthyer në një gjendje që vetëm e rëndonte atë.

“U bë e tepërt, nuk është kjo dashuri, është të luash nga mendja i bën vetes keq,” shtoi ai, duke theksuar se e kupton vështirësinë e izolimit dhe ndikimin që ai mund të ketë në një person të brishtë emocionalisht.

Megjithatë, ai beson se pas disa ditësh Egli do ta shohë situatën me një sy tjetër dhe do të ndjehet më mirë. “E di që kur të kalojnë 2 ose 3 ditë ka me i pa gjërat, do jetë mirë, do qetësohet. E ka pasur nga izolimi. Ishte e kotë, edhe motra i tha vëre veten të parën. Gjynah pasha Zotin,” përfundoi ai

 

Fraksion.com