AktualitetBota+Të fundit

“Retorika bërthamore e Macron është një kërcënim”, Lavrov: Trupat e BE-së në Ukrainë do të nënkuptojnë luftë të drejtpërdrejtë kundër Rusisë

Agjencia zyrtare e lajmeve Tass ka cituar vsot ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sergei Lavrov:

Një kontigjent ushtarak i BE-së në Ukrainë do të thotë “luftë e drejtpërdrejtë” nga vendet evropiane kundër Rusisë
Rusia do ta shohë praninë e një force paqeruajtëse të BE-së në Rusi njësoj si praninë e NATO-s
Retorika bërthamore e Macron është një kërcënim kundër Rusisë
Macron po vazhdon në mënyrë agresive kauzën e Napoleonit, duke maskuar qëllimet e tij të vërteta
Si kujtesë, presidenti i Francës Macron thotë se trupat evropiane “ndoshta” mund të vendosen në Ukrainë pas një marrëveshje paqeje – ndërsa kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer thotë se është i gatshëm të vendosë “çizmet në tokë” pas një armëpushimi.

 

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme presidenti francez Macron mbajti nje fjalim për popullin e tij .

Duke iu rikthyer shkurtimisht fjalimit të Emmanuel Macron, presidenti francez sugjeroi se do të hapë debatin për shtrirjen e ombrellës bërthamore franceze tek partnerët evropianë.

“Kam vendosur të hap debatin strategjik për mbrojtjen e aleatëve tanë në kontinentin evropian përmes parandalimit tonë (bërthamor)”, tha ai.

Siç qëndron, Franca dhe Britania e Madhe janë dy fuqitë e vetme bërthamore të Evropës, me programe unike për vendet e tyre. Historikisht, anëtarët evropianë të NATO-s kanë pasur gjithashtu rrjetin e sigurisë të ofruar nga rezervat bërthamore të SHBA-së. Megjithatë, me angazhimin e Donald Trump ndaj organizatës në pikëpyetje, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka bërë thirrje Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar që të zgjerojnë mbrojtjen e tyre bërthamore mbi Evropën.

Gjatë fjalimit të tij, Macron theksoi se Franca do të ruajë gjithmonë kontrollin se kur do të përdorë arsenalin e saj bërthamor. “Çfarëdo që të ndodhë, vendimi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në dorën e Presidentit të Republikës, kreut të Forcave të Armatosura”, shtoi ai.

 

Fraksion.com