Qeveria njoftoi mbylljen e TikTok për 12 muaj, Berisha: Akt censure! E rreshton Shqipërinë krah Afganistanit dhe Iranit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për të mbyllur përkohësisht platformën TikTok në Shqipëri.
Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi këtë vendim si një akt censure dhe një përpjekje për të kontrolluar komunikimin e qytetarëve.
“Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Chapo njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTok-ut për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 mln përdoruesve të TikTok në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila sot ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe botë”, tha Berisha.
Fraksion.com