Përmbyset ambulanca në Laprakë u përplas me një automjet
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, në zonë e njohur si “Kupola”.
Burime bëjnë me dije se një ambulancë është përplasur me një automjet, ku pas përplasjes ambulanca është përmbysur në mes të rrugës
Si pasojë e aksidentit janë të plagosur disa persona. Mësohet se të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Fraksion.com