AktualitetPolitikëTë fundit

“Mbyllja e TikTok në kulmin e fushatës”, Topalli reagon pas vendimit të Qeverisë: Rama i frikësuar, tregon se pushteti i tij po humb kontrollin

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të mbyllur TikTok-un për 12 muaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli shkruan se mbyllja e TikTok u bë në kulmin e fushatës, ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama është i frikësuar nga të rinjtë të cilët flasin lirshëm në këtë aplikacion komunikimi.

“Në kulmin e fushatës, vendosi të mbyllë TikTok-un – sepse e vetmja gjë që e shqetëson më shumë se pyetjet e gazetarëve janë të rinjtë që flasin lirshëm. Pse tani? Sepse ka frikë nga fjala e lirë. Një pushtet që shmang debatin dhe mbyll platformat e komunikimit, është një pushtet që e di se po humb kontrollin”, shkruan ajo.

Reagimi

 

 

Një kryeministër që flet vetëm me veten dhe një qeveri që ka frikë nga debatet! 🚫🎭

Dhe sot, në kulmin e fushatës, vendosi të mbyllë TikTok-un – sepse e vetmja gjë që e shqetëson më shumë se pyetjet e gazetarëve janë të rinjtë që flasin lirshëm. Pse tani? Sepse ka frikë nga fjala e lirë. Një pushtet që shmang debatin dhe mbyll platformat e komunikimit, është një pushtet që e di se po humb kontrollin.

 

Fraksion.com