Macron kërkon të përgatisë Francën për zgjedhje të vështira
Presidenti Macron ju drejtua vendit të tij mbeëmë me një fjalim.
Ai tha se SHBA kishte ndryshuar pozicionin e saj ndaj luftës në Ukrainë, e cila e kishte çuar Evropën në një epokë të re.
Pesidenti Macron gjatë fjalimit kërkonte t’i bënte francezët të kuptonin gravitetin e paprecedentë të situatës aktuale: një kontinent, Evropa, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, i detyruar të kujdeset për veten.
Ai tha se shpresonte që aleanca me SHBA-në të mbijetonte, por francezët – dhe evropianët – duhej të përgatiteshin për të shkuar vetëm.
Kjo do të nënkuptonte ri-industrializim në mbrojtje dhe mbledhjen e shumave të mëdha parash.
Se si mund të bëhet kjo në nivel evropian mund të bëhet më e qartë nesër në Bruksel, por presidenti tregoi se zgjedhje të rëndësishme dhe të dhimbshme do të duheshin bërë edhe në Francë.
Presidenti tha gjithashtu se një ndryshim i madh në doktrinën bërthamore të Francës ishte i mundur, si pjesë e rishikimit të mbrojtjes evropiane.
Deri më tani, parandalimi bërthamor i Francës është përdorur vetëm si një garantues i sovranitetit kombëtar, por ai tha se mund të zhvillohen diskutime për shtrirjen e ombrellës bërthamore në vendet e tjera.
Fraksion.com