Shpërthim me eksploziv në një fabrikë në Fushë-Krujë
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në lagjen Ish-Grumbullimi në Fushë-Krujë.
Sasia e eksplozivit, që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ishte vendosur në pjesën e jashtme të një fabrike sallami në pronësi të Dorjan Miri.
Fabrika është një biznes familjar, ku prej 30 vitesh punojnë anëtarë të familjes së Mirit të cilët nuk kanë pasur probleme ose konflikte me njeri.
Fraksion.com