“Përfundimi i luftës në Ukrainë”, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar shkon në Uashington
Ndërsa SHBA, Ukraina dhe Rusia tregojnë të gjitha shenja të vullnetit për të filluar negociatat e paqes, diplomacia e lartë e javëve të fundit vazhdon në prapaskenë.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, është duke udhëtuar për në Uashington DC sot për të takuar homologun e tij amerikan Pete Hegseth të enjten.
Përfundimi i luftës në Ukrainë do të jetë në krye të axhendës, pasi Britania e Madhe vazhdon të punojë me Evropën dhe SHBA-në për të arritur një marrëveshje paqeje.
Përpara udhëtimit, Healey thotë se është “vendimtare” që Britania dhe Evropa të rrisin sigurinë e tyre, duke shtuar se marrëdhënia SHBA-MB është po aq e fortë sa kurrë.
Fraksion.com