“Parlamenti serb rikthehet pas kaosit”, masa të forta sigurie në hyrjen e godinës, seanca nis me më pak se gjysmën e deputetëve
Kuvendi i Serbisë do të rifillojë punimet sot pas tensioneve dhe kaosit që pushtoi sallën parlamentare ditën e djeshme, teksa kjo e fundit u mbush nga tymi dhe gazi lotsjellës në përplasjen e ashpër mes opozitës dhe mazhorancës së presidentit Aleksandar Vuçiç.
Sipas mediave në Serbi, në hyrjen e parlamentit janë shtuar masat e sigurisë, ndërsa deputetët e opozitës nuk kanë qenë prezentë.
Mes tyre janë ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë që do të plotësonte një nga katër kërkesat e studentëve në bllokadë.
Dorëheqja erdhi tre muaj pas shembjes së një tende në Novi Sad, duke vrarë 15 persona, një valë protestash të përditshme dhe bllokada studentore në të gjithë vendin.
Deputetët e opozitës njoftuan në fillim të seancës se “qeveria është në dorëheqje dhe nuk mund të propozojë ligje” dhe se të vetmet që duhet diskutuar janë kërkesat e studentëve dhe dorëheqja e kryeministrit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në ndërkohë ka përmendur disa herë afate për formimin e qeverisë së re apo zgjedhje të parakohshme.
Fraksion.com