E hënë, 17 Mars, 2025
Latest:
AktualitetTë fundit

Në kërkim për dosjen “Toyota Yaris”, dorëzohet në policinë e Tiranës avokati Radovan Çela

Ditën e sotme është dorëzuar në policinë e Tiranës  Radivan Çela, në hetim për dosjen Toyota Yaris.

Ai ishte shpallur në kërkim për dosjen ku u arrestua kreu i prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka.

Më të në dosje është edhe ish-oficerja e policisë gjyqësore Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi (kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris) në kërkim.

Sipas SPAK, nga hetimet paraprake të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Aurel Zarka, Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë.

Gjithashtu kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.

 

Framsion.com