Policia e lidhur me krimin. Operacioni i SPAK arreston shefat e krimeve në trafikun e drogës
Një operacion i madh u zhvillua gjatë orëve të mbrëmjes nga Policia e Shtetit me 10 masa me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK. Janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit: Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës, e më gjerë, ku u arrestuan 3 efektivë policie, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Me vendim të GJKKO që dha masat e sigurisë dhe kërkesë të SPAK, nga hetimet dhe zbërthimet e aplikacionit të koduar “SkyECC” ka dyshime se zyrtarët e policisë ishin përfshirë në grupe kriminale. Sipas burimeve në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.
Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj. I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.
Sipas burimeve hetimet e SPAK kanë nisur prej disa kohësh për efektivët e arrestuar, pasi në aplikacionet “SkyECC” rezultoi se këta të fundit ishin të përfshirë me banda kriminale në fushën e narkotikëve dhe jo vetëm.
Policë të arrestuar nga AMP
1)-Shkëlzen Ruska me detyrë shef krimesh në Himarë,
Akuzat: kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.
2)-Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje,
Akuzat: kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale. e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Në kërkim me masë sigurie “arrest në burg”:
1-Elvis Dervishi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë,
Akuzat: trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.
Fraksion.com