AktualitetPolitikëTë fundit

“Është koha e shqiptarëve!”, Mediu përcjell mesazhin e LaCivita në takimin me diasporën në Milano: Do ta bëjmë Shqipërinë të madhe!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, përcolli një mesazh nga këshilltari i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita.

“Do ta bëjmë Shqipërinë të madhe dhe partneriteti me SHBA do të jetë i jashtëzakonshëm për t’i kthyer vlerat më të mira shoqërisë shqiptare”, citoi Mediu nga komunikimi i tij me LaCivitën.

Ai theksoi se emigrantët shqiptarë nuk duhet vetëm të votojnë, por edhe të angazhohen për të ardhmen e Shqipërisë.

“Shqipëria ka nevojë për ju në parlament, në qeveri dhe për investimet tuaja. Sot është koha juaj, koha e shqiptarëve, koha e Shqipërisë. Nëse nuk veprojmë tani, vendi ynë do të zhytet edhe më thellë në korrupsion dhe mungesë lirie”, tha Mediu.

“Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti, ka gjithçka që mund të ëndërrojmë. Por pse shqiptarët u detyruan të largohen? Sepse kemi një qeveri që nuk qeveris, por sundon. Hipokrizia e tyre nuk ka limite – ju përzunë nga Shqipëria dhe tani kërkojnë votën tuaj”, përfundoi ai.