AktualitetBota+Të fundit

Aktivistët thonë se është riaktivizuar baza sekrete e nëndetëseve të Krimesë të epokës sovjetike

Në një video të postuar në Telegram në fillim të shkurtit, dy barriera lundruese janë parë në hyrje të portit natyror në Balaklava në Krimenë e kontrolluar nga Rusia.

Aktivistët proukrainas pretendojnë se barrierat, të cilat mund të mbyllin portin për dronët detarë, janë provat më të fundit që një bazë e madhe e nëndetëseve, e njohur dikur si Object 825 GTS, po kthehet në shërbim.

Një nga dy hyrjet në bazën e nëndetëseve në Balaklava.
Një nga dy hyrjet në bazën e nëndetëseve në Balaklava.

“Pushtuesit [rusë] po përdorin përsëri një bazë nëtokësore të vjetër nëndetësesh, e cila më parë funksiononte si muze, për qëllime ushtarake”, postoi së fundi në Telegram grupi gueril i Krimesë Tatar Atesh.

Grupi beson se barrierat kundër dronëve tregojnë se baza e nëndetëseve po përdoret për qëllime ushtarake pasi nuk ekzistojnë objekte të tjera të ndjeshme aktualisht në këtë gji. Porti Balaklava u çmilitarizua nga Ukraina në vitin 2008, dhe më pas duke filluar nga viti 2016, derisa ishte nën kontrollin rus, atje u ndërtuan obejkte për ankorimin e jahteve.

An underground dock inside the Balaklava submarine base. Një dok (Vend i posaçëm në një port për ngarkimin e shkarkimin e anijeve nëntokësore) brenda bazës së nëndetëseve Balaklava. Vend i posaçëm në një port për ngarkimin e shkarkimin e anijeve
An underground dock inside the Balaklava submarine base. Një dok (Vend i posaçëm në një port për ngarkimin e shkarkimin e anijeve nëntokësore) brenda bazës së nëndetëseve Balaklava. Vend i posaçëm në një port për ngarkimin e shkarkimin e anijeve

Baza e nëndetëseve Balaklava u përfundua në vitin 1961 kur Krimea ishte qendër kryesore e flotës detare sovjetike.

Peizazhi unik i Balaklavës i lejoi planifikuesit sovjetikë të bënin tunele rreth 600 metra drejt detit, përmes një mali mjaft të madh për t’i mbrojtur njerëzit dhe anijet brenda nga një goditje e drejtpërdrejtë bërthamore.

Objekti sekret përmbante strehimore për deri nëntë nëndetëse dhe ekuipazhet e tyre, si dhe një dok të thatë ku mund të riparoheshin anijet, si dhe dhoma ku mund të ruheshin dhe përgatiteshin për vendosje armët bërthamore.

Një derë çeliku rezistente ndaj shpërthimeve në bazë, e projektuar për t'i bërë ballë një shpërthimi bërthamor dhe rrjedhës së ujit të detit që do të pasonte nga një goditje të tillë.
Një derë çeliku rezistente ndaj shpërthimeve në bazë, e projektuar për t’i bërë ballë një shpërthimi bërthamor dhe rrjedhës së ujit të detit që do të pasonte nga një goditje të tillë.

Fshehtësia rreth bazës sovjetike bëri që porti i Balaklavës të shndërrohej në një zonë “të mbyllur”, në të cilën mund të hyje vetëm me leje të veçantë. Gjatë Luftës së Ftohtë, nëndetëset hynin dhe dilnin nga baza nëntokësore vetëm pasi binte errësira.

Turistët në maj të vitit 2010 duke shikuar një model të një ndarjeje në një prej nëndetëseve brenda bazës Balaklava, kur ajo shërbente si muze ukrainas.
Turistët në maj të vitit 2010 duke shikuar një model të një ndarjeje në një prej nëndetëseve brenda bazës Balaklava, kur ajo shërbente si muze ukrainas.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, baza ra nën kontrollin e Ukrainës, por mbeti e pambrojtur. Një vizitor në vitin 1994 kujtoi hyrjen në vendin dikur sekret që dukej sikur “ishte braktisur si rezultat i ndonjë katastrofe të papritur”, duke shtuar se “në mënyrë të pavullnetshme, të vjen në mendje Çernobili”.

Pjesa e brendshme e saj, konsiderueshëm u prish nga hajdutët gjatë viteve 1990 përpara se Ukraina ta rihapte objektin si muze më 2003.

Pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, baza ra nën kontrollin rus, por vazhdoi të funksionojë si muze.

Një nëndetëse e vogël Triton 1M e ekspozuar brenda bazës Balaklava në nëntor të vitit 2015.
Një nëndetëse e vogël Triton 1M e ekspozuar brenda bazës Balaklava në nëntor të vitit 2015.

Raportet e fundit se baza po riaktivizohet për përdorim ushtarak është vetëm një pretendim ndër të tillët. Në tetor të vitit 2022, ushtria ukrainase vuri në dukje një ndërtim që po ndodhte pranë një hyrjeje në bazën e nëndetëseve si dëshmi se po kthehej për përdorim ushtarak. Muzeu, megjithatë, duket se mbetet i hapur për publikun.

Turistët brenda një korridori të bazës së nëndetëseve Balaklava në prill të vitit 2019. Baza funksionon nën kontrollin rus si Muzeu i Luftës së Ftohtë në Balaklava.
Turistët brenda një korridori të bazës së nëndetëseve Balaklava në prill të vitit 2019. Baza funksionon nën kontrollin rus si Muzeu i Luftës së Ftohtë në Balaklava.

John C. K. Daly, një ekspert i mbrojtjes për Fondacionin Jamestown i tha Radios Evropa e Lirë foli lidhur me atë nëse objekti që aktualisht po përdoret nga Marina Ruse, do të ishte për anije dhe jo për nëndetëse.

“Duke pasur parasysh kufizimet e madhësisë së nëndetëseve të klasës Kilo të Flotës së Detit të Zi (rrezja e tyre është shumë e gjerë për konfigurimin aktual të Balaklavas), përdorimi i saj aktualisht përpara rinovimit do të ishte domosdo për anijet sipërfaqësore”.

Njëra nga dy hyrjet në bazën e nëndetëseve Balaklava.
Njëra nga dy hyrjet në bazën e nëndetëseve Balaklava.

Me portet detare ruse të shënjestruara nga dronët detarë të Ukrainës, që evoluojnë me shpejtësi, është e mundur që anijet detare ruse të strehohen në pjesë të bazës, duke përfshirë anijet e ankoruara më parë në bazën detare pranë Sevastopolit, e cila është goditur në mënyrë të përsëritur nga dronët e detit dhe raketat ukrainase.

Daly thotë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së dronëve detarë nga Ukraina, ka qenë “një nga zhvillimet më të papritura dhe më domethënëse” të pushtimit rus./REL

 

Fraksion.com