AktualitetBota+Të fundit

Rusia e quan vizitën e Zelensky në SHBA një “dështim të plotë diplomatik

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kremlinit e quajti vizitën e Volodymyr Zelensky në Uashington të premten një “dështim të plotë diplomatik të Kievit”.

Maria Zakharova  tha se presidenti ukrainas është “i fiksuar” me zgjatjen e luftës dhe shton se qëllimet e Moskës mbeten “çmilitarizimi” i Ukrainës dhe aneksimi i të gjitha territoreve të pushtuara aktualisht nga Rusia.

“Me sjelljen e tij jashtëzakonisht të vrazhdë gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Zelensky konfirmoi se ai është kërcënimi më i rrezikshëm për komunitetin botëror si një nxitës i papërgjegjshëm i një lufte të madhe”, pohon Zakharova.

“Sa më shpejt që Kievi dhe disa kryeqytete evropiane ta kuptojnë këtë, aq më afër do të jetë zgjidhja paqësore e krizës ukrainase.”

Ndërkohë  Vladimir Putin ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar mbi takimin e Zyrës Ovale.

 

Fraksion.com