AktualitetNATO/BETë fundit

Meloni kërkon një samit urgjent Evropë-SHBA

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka bërë thirrje për një samit urgjent midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas konfrontimit të zjarrtë publik midis presidentit Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky të premten.

Ajo u bëri thirrje aleatëve transatlantikë të qëndrojnë të bashkuar.

“Çdo ndarje në Perëndim na bën të gjithëve më të dobët dhe favorizon ata që duan të sjellin rënien e qytetërimit tonë”, tha ajo në një deklaratë.

“Një ndarje nga e cila nuk do të përfitonte askush”, theksoi ajo.

Ajo tha se duhet të ketë një diskutim të hapur për “atë se si duam të përballemi me sfidat kryesore të sotme duke filluar nga Ukraina”.

Kryeministrja e djathtë konsiderohet si një nga kontaktet më të rëndësishme për qeverinë e re amerikane mes liderëve evropianë.

Trump e ka lavdëruar atë në disa raste.

Meloni gjithashtu e ka takuar atë dy herë gjatë javëve të fundit.

 

Fraksion.com