AktualitetPolitikëTë fundit

“Kjo bën muu…lëre tani”, Rama zbulon “prapaskenat” e 5 viteve heshtje ndaj SPAK

Deklaroi se nëse ka një gjë me të cilën duhet të merren organet e drejtësisë është “gjaku në kënetë” referuar viktimave të “21 Janarit”, ngjarje për të cilën fajëson kryedemokratin Sali Berisha.

“Sot për sot, ky është një proces me luhatje, gabime, me faje po të doni, me shkelje. Por në pikturën e madhe, përveç gjërave pozitive që kanë ndodhur, është gur themeli për të pasur një pushtet drejtësie të pavarur e profesional, garant të lirive dhe të drejtave. Me kë do merret drejtësia?! Me të vdekurit, apo me kënetën? Nëse ka një gjë për t’u marrë me kënetën, është ajo. Gjaku që është në kënetë nga vrasja e njerëzve të pafajshëm, por sa i përket korrupsionit janë çështje që kanë të bëjnë me administrimin e pushtetit dhe në këtë pikë ka dhe një gjë që sa herë ka një luftë të tillë, paralelisht krijohet një perceptim sikur këtu plasi peshku. Në fakt, këtu ka filluar pastrimi!”, tha Rama në Kamzë.

 

Fraksion.com