AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Do të shumëfishohen zyrat konsullore në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi virtual me shqiptarët në diasporë, ka garantuar shumëfishimin e zyrave konsullore në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.

Ai theksoi se kjo do të bëhet pa asnjë diskutim, duke iu përgjigjur sugjerimeve për lehtësimin e shërbimeve konsullore dhe heqjen e taksimit të dyfishtë për aktet e para.

Berisha shprehu mirëkuptim për vështirësitë që kanë shqiptarët për të udhëtuar nga një qytet në tjetrin për të marrë shërbime konsullore dhe premtoi zbatimin e një praktike më të lehtë dhe të përshtatshme për diasporën, si dhe garantoi se shqetësimet e ngritura nga ta do të adresohen me prioritet.


Pjesë nga fjala e Berishës:

Ju garantoj se do të bëhet pa asnjë diskutim dhe ju falënderoj për sugjerimin që bëni në lidhje me heqjen e taksimit të dyfishtë në aktet e para, sikundër ju garantoj ju se, do të shumëfishohen zyrat konsullore në të gjitha vendet ku jetoni.

Ne do të zbatojmë praktikën më lehtësuese për këto shërbime dhe ky është një shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga ju.

 

Fraksion.com