Zyrtarizohet koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Në negociata edhe me subjekte të tjera
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kanë njoftuar sot zyrtarisht koalicionin e tyre për në zgjedhjet e 11 majit.
Koalicioni do të quhet zyrtarisht “Nisma Shqipëria Bëhet”, ndërsa drejtues i saj do të jetë Adriatik Lapaj.
Lapaj u shpreh se emërimi i tij si drejtues do të jetë i një natyre formale, pasi koalicioni do të drejtohet nga një këshill i anëtarëve përbërës të koalicionit.
Ai shtoi se negociatat vijojnë deri në fund të afatit zyrtar për koalicionet, duke thënë se pret që edhe subjekte të tjera politike t’i bashkohen kësaj nisme.
“Kemi thënë që s’ka bashkëpunim me asnjë prej subjekteve që kanë përfaqësuar rrënimin e Shqipërisë dhe do bëjmë çdo tentativë për të punuar me subjekte që nuk bartin mëkate të 34 viteve”, tha ai.
“Dua të theksoj se jemi në negociata dhe deri në fund të afatit koalicionit do t’i bashkohen edhe subjekte të tjera”, u shpreh Lapaj.
Fraksion.com