AktualitetTë fundit

Vengu: Efektivët tanë eksportojnë siguri krah kolegëve nga vendet e tjera aleate të NATO-s

Efektivët e Kontingjentit të XVI, pjesë e misionit të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të drejtuar nga NATO përmbushën me sukses detyrën e tyre në kuadër të stërvitjes së grup-batalionit shumëkombësh “OAK Resolve 25-01”.

Ata pastruan rrugëkalimet nga pengesat xheniere dhe municionet e paplasura, me qëllim sigurimin e lëvizjes së trupave të luftimit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau mëngjesin e sotëm momente nga puna dhe sakrifica e tyre.

“Djemtë dhe vajzat tona në uniformë kanë përmbushur me sukses detyrën e tyre në kuadër të stërvitjes së grup-batalionit shumëkombësh “OAK Resolve 25-01”, duke pastruar rrugëkalimet nga pengesat xheniere dhe municionet e paplasura, me qëllim sigurimin e lëvizjes së trupave të luftimit”, theksoi Vengu, i cili shtoi se, forcat tona eksportojnë siguri krah kolegëve nga vendet e tjera Aleate të NATO-s, duke u shndërruar në një komponent të rëndësishëm për suksesin e stërvitjeve shumëkombëshe.

 

Fraksion.com