AktualitetBota+Të fundit

Kremlininë pritje të takimit Trump-Zelensky

Si gjithë të tjerët, Kremlini po pret me padurim rezultatin e takimit të sotëm Trump-Zelensky.

Në një konferencë me gazetarët këtë mëngjes, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pyetet për retorikën më të butë të presidentit amerikan ndaj homologut të tij ukrainas dhe ai thotë: “Le të presim kontaktet e sotme, rezultatet dhe deklaratat e tyre që do të bëhen më pas”.

Një gazetar rus më pas thotë se Trump u akuzua se “flasi me të gjithë përveç Putinit nga një pozicion force” dhe e pyet Peskovin se si Rusia duhet të zhvillojë dialogun me SHBA.

Peskov përgjigjet duke thënë se Rusia “dëshiron të zhvillojë dialog jo vetëm me SHBA-në, por me të gjitha vendet nga pozicioni i respektit dhe përfitimit reciprok”.

Gazetari më pas thotë se një koleg i kishte thënë se duhet të kryhej “nga pozicioni i së vërtetës”, duke iu referuar një proverb rus: “Secili ka të vërtetën e vet”.

“Unë nuk mund të pajtohem me kolegun tuaj,” përgjigjet Peskov.

 

Fraksion.com