AktualitetTë fundit

“E solli palestinezen në Tiranë për ta vrarë”, detaje: Çifti erdhi nga Gjermania, autori u largua drejt Greqisë më 22 shkurt, çfarë zbuloi kqyrja e kamerave të sigurisë

Detaje nga ngjarja e regjistruar dje në rrugën e Kavajës.

Çifti palestinez Ryyan Alëan 24 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Fadi Alëan 49 vjeç, të cilët jetonin në Gjermani, kanë fluturuar nga Gjermania dhe kanë mbërritur në Rinas më datë 19 shkurt, ku në aeroport te kontrolli i pasaportës janë prezantuar me dokumente greke dhe më pas pasi kanë rezervuar një taksi kanë shkuar nga Rinasi te zona e rrugës së Kavajës dhe kanë marrë apartamentin me qira aty ku ndodhi edhe ngjarja.

Ende nuk dihet arsyeja se pse çifti palestinez që i përkisnin besimit islam kishin udhëtuar drejt Shqipërisë.

 

 

Dyshues për policinë është edhe fakti se ku kanë prenotuar banesën me qira nuk kanë dhënë dokument identifikimi pronarëve të banesës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com