“Dosja McGonigal është ngritur, po ecën drejt Shqipërisë”, Berisha: Rama i pashpresë, do e ekstradojmë drejt SHBA-ve nëse na kërkohet
“Edi Rama e ka hallin e vet, sepse dosja McGonigal jo vetëm është ngritur, por po ecën. Po ecën drejt Shqipërisë. Në Uashington flitet vetëm për dosjen shqiptare të McGonigal,” tha Berisha.
“Rama është krejtësisht i pashpresë,” shtoi ai, duke premtuar se qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të sigurojë ekstradimin e Ramës nëse gjykata e Uashingtonit e kërkon, ose do ta ndëshkojë në Shqipëri sipas ligjit.
Berisha akuzoi Ramën se paratë kanë shkuar nga zyra e tij te McGonigal, duke e cilësuar këtë akt si “të turpshëm.”
Fraksion.com