AktualitetPolitikëTë fundit

“Do të shkrij SPAK-un”, Berisha: Nuk bie dot dakord me një prokurori politike! Escobar dhe Yuri Kim kërkuan burgosjen time

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur në lidhje me deklaratën e tij se pas fitores së 11 majit do të shkrijë SPAK-un.

Ai ka deklaruar se zbatimi i ligjit mbetet një objektiv i pandryshueshëm për PD-në, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të ketë drejtësi të pavarur për shkak të ndërhyrjeve politike të kryeministrit Edi Rama dhe të departamentit të shkruar amerikan.

I ka kujtuar se kanë qenë dy zyrtarë të SHBA, Gabriel Escobar dhe Yuri Kim që kanë kërkuar burgosjen e tij, duke theksuar se ai nuk do të pajtohet kurrë me një prokurori politike, pasi kjo do të nënkuptonte pranimin e diktaturës.

Sipas Berishës, rruga drejt ndryshimit është një reformim i thellë i sistemit të drejtësisë.

“Për PD zbatimi i ligjit është objektiv i pandryshueshëm. Shqipëria s’ka e s’mund të ketë drejtësi politike falë ndërhyrjeve politike të Ramës dhe departamentit të shkuar SHBA.

Escobar dhe Yuri Kim kanë kërkuar publikisht persekutimin dhe burgosjen time. A pajtohem unë me një prokurori politike? Kurrë! Sepse kjo do të thotë të pajtohesh me diktaturën. Rruga është një reformim”, tha ai.

 

Fraksion.com