AktualitetTë fundit

Babë e bijë apo çift? Momenti kur palestinezët zbresin në Rinas, ‘pikënisja’ e vrasjes mister

Këta që shihni në këtë video, janë çifti i palestinezëve24 vjeçarja Rayyan Alwan dhe 49 vjeçari Fadi Alwan. Këto filmime tejet normale të kapura në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, janë në fakt pikënisja e një ngjarjeje tragjike.

Në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë, në një apartament të marrë me qira, Policia gjeti të renë pa shenja jete dhe me plagë në trup. Alarmin e dhanë pronarët e këtij apartamenti, të cilët kishin shkuar për të kërkuar disa dokumente identifikimi, por askush nuk u ka hapur derën.

Ata kanë mbërritur në vendin tonë më 21 Shkurt, ndërsa Fadi Alwan është larguar 1 ditë më pas drejt Greqisë. Kjo arratisje e menjëhershme e tij, e bën atë të dyshuarin kryesor përvrasjen,  pasi ka thirrur një taksi dhe është nisur direkt për në aeroport.

Pasi kreu krimin me mjet prerës, ai i mori asaj celularin dhe mjetet e identifikimit dhe u largua sërish nga Rinasi.

Dyshohet se vrasja është kryer me paramendim, ndërsa trupi i pajetë i saj u zbulua vetëm ditën e djeshme nga policia.

Ashtu sikurse ka hyrë, pamjet e sigurisë e tregojnë të qetë autorin edhe kur largohet nga Shqipëria.

Kjo ishte hera e parë e tyre që vinin në Shqipëri, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende enigmatike.

Teksa hetimet vijojnë, ky rast është i mbuluar nga hijet e misterit. Që nga motivi i krimit e madje deri te raporti mes viktimës dhe palestinezit. Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë babë e bijë, duke marrë parasysh diferencën moshore.

Fraksion.com