“Agaçi në Itali në spital”, Berisha i përgjigjet Ramës: Kur hoqe zorrën qorre nuk e mbajte sekret! Nga Roma më vijnë foto të tij në kafene
Pak më parë kryeministri Edi Rama reagoi me anë të një videoje në Facebook, ku shpjegonte se ndryshe nga sa deklaronte kreu i PD Sali Berisha e ndodhej në arrati, Engjëll Agaçi ndodhet në spital.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha u shpreh se nëse kjo do të ishte e vërtetë do të ishin publikuar provat.
Osman Stafa: Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë një video ku ka sqaruar se Engjëll Agaçi ndodhet në një spital në Itali pas problemeve me zemrën dhe mushkëritë.
Sali Berisha: Ka një shembull, një nga personalitetet më të fuqishme të planetit Papa Francesku ndodhet në spital dhe Selia e Shenjtë në respekt të besimtarëve lëshon çdo ditë komunikata.
Agaçi ka 1 muaj që është zhdukur.
Nuk tregojnë as klinikë e spital, por nga Roma më vijnë foto në kafene. Po të ishte se është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën.
Sali Berisha: Engjëll Agaçi ka një muaj që është zhdukur, është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte se, është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën.
Të pyes pak unë këtu Edi Ramën. Po zotrote kur hoqe zorrën qorre, ç’të shtyu ty të botosh fotografinë ditën e dytë të operacionit, apo ditën e parë. Pse ti operacionin në trupin tënd nuk e mbajte sekret, por e nxorre në publik dhe na mbajte dy javë rresht zorra qorre, sa të doli në gojë.
Kurse tani për Agaçion, sekret spitali, sekret largimi dhe jo vetëm kaq. Por jo vetëm kaq, por emërohet Vilma e pushuar nga Ambasada e SHBA për fshehje akti kriminal, të një punonjësi tjetër, dihet. Ka fshehur, dhe kjo njeri e papërgjegjshme që pushohet nga ambasada e SHBA me të drejtë, sepse ka fshehur një akt dhune, jo punonjës të ambasadës, por ndaj një punonjësi ndaj nje tjetri, ka fshehur dhe shkarkohet për këtë punë, nuk e di ca pozicioni kishte, ajo merret tani dhe emërohet në vend të Engjëll Agaçit.
Atëherë, sigurisht që Edi Rama do ta donte krejt ndryshe Engjëll Agaçin, me këto që po shoh unë, por e vërteta është se, dy të zhdukur janë në Shqipëri, Engjëll Agaçi dhe Martini. Këta nuk kanë gjurmë të dy, nuk ka të zhdukur të tjerë. Nuk kam idenë se ka të tjerë të zhdukur, nëse keni më thoni. Pra janë dy të zhdukur, të dy të lidhur me Edi Ramën.
“Këneta përballë një thatësire të madhe, maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi e di këtë më mirë se kushdo tjetër. Mobilizimi i krijesave të saj që nga njerzillëku janë njësoj si bretkosa , salamandra, merimanga uji dhe kërminj kënete, nuk ka për të ndryshuar asgjë në fatinë saj të shkruar, por llumi helmues i kënetës, do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit.
Agaçi pati një bllokim i arterieve koronare, u operua dhe pati një dalje të mushkërive nga funksioni që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar. Prej disa ditësh në reanimacion mjekët italianë nuk jepnin detaje nëse do të dilje nga gjendja, Agaçi ende vijon të jetë nën kujdesinë tyre”, u shpreh më parë Rama.
Fraksion.com