“Thyhej më dysh për t’ja dhënë dorën Nanos”, Paloka: Rama kë ka poshtë vetes e shkel me këmbë, bënte buzëqeshje falas para Metës
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një servil që ka ngjitur shkallët e karrierës përmes servilizmit të ndyrë.
Paloka ka theksuar se Rama ka qenë i gatshëm të thyhej për t’i dhënë dorën ish-kryeministrit Fatos Nano dhe se gjithmonë ka kërkuar të shkelë ata që janë më të dobët se ai.
Deputeti i PD Edi Paloka: Edi Rama thyhej më dysh për t’ja dhënë dorën Nanos. Kë ka poshtë vetes kërkon t’i shkelë me këmbë. Bënte buzëqeshje falas para Nanos e Metës. Rama është një servil i neveritshëm, që shkonte pas Nanos, edhe pse ishte i gjatë dy metra dhe kur Nano nuk lëvizte nga karrigia, ky vetëm zgjatej.
Patronazhistët sot janë si fuksat në kohën e Partisë së Punës. Thërrisni mendjen, tërhiquni sa nuk jeni vonë, mos shkelni ligjin se ka qejf Rama të bredhë me charter, mos abuzoni që Ajola të blejë brekë deri 800 mijë.
Fraksion.com