AktualitetPolitikëTë fundit

“Tentuat të intimidoni drejtësinë”, Peleshi-Bardhit: Ne inkurajojmë hetimet të shkojnë deri në fund. Rektori ngriti shqetësimin për imazhin e UBT

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi iu përgjigj Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, pasi ky i fundit tha se me thirrjen e rektorit të UBT, Fatbardh Sallaku, PS po përpiqet të intimidojë drejtësinë.

Peleshi theksoi se PS ka inkurajuar dhe do të inkurajojë hetimet që po bëhen.

Sipas tij, as rektori Sallaku nuk kërkoi të ndërhyhej në hetime, por kërkoi mbështetje për ndërkombëtarizimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Niko Peleshi: Ka një abuzim me fjalën në parlament. Rektori në grupin parlamentar të PS tha se vjen edhe në Grupin Parlamentar të PD për të dhënë sqarime. As rektori nuk pretendoi që ne të mbajmë anë në një proces me drejtësinë. Z Bardhi sapo bëre gjyq në parlament.

Ne inkurajojmë gjithmonë hetimet, me standarde të shkojnë deri në fund. Nuk duhet të dezinformohet në foltore, që është e qytetarëve. Nëse këto janë tymnaja, për primaret e juaja, që tensionin tuaj ta transferoni këtu, është punë e juaja. Ne i hapëm derën rektorit të UBT, por ai nuk foli për procesin.

Ai ngriti shqetësimin për imazhin e UBT dhe sqaroi projektet e universitetit. Kërkoi mbështetje për ndërkombëtarizimin e UBT, për ngjarje, që do zbardhet nga drejtësia.

 

Fraksion.com