AktualitetPolitikëTë fundit

“Sulmet ndaj SPAK kanë qëllim të minojnë besimin te drejtësia”, Rama reagon pas artikullit të BIRN: Synimi im, drejtësia evropiane!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një artikulli që citon ekspertë të drejtësisë, të cilët shprehen se kritikat e tij ndaj SPAK dhe GJKKO synojnë të minojnë besimin e qytetarëve te sistemi dhe ta vendosin atë nën presion.

Në një postim në platformën X, Rama ironizoi ekspertët duke i cilësuar si “të sëmurë ideologjikisht”, “kokëboshë” ose “daullexhinj të paguar”.

“Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit,” shkroi Rama.

Kryeministri e përmbylli reagimin e tij duke përsëritur synimin për një “Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030”.

 

Fraksion.com