AktualitetPolitikëTë fundit

Shtyhet seanca e parë në themel për ish-ministrin Ilir Beqaj

Seanca e parë në themel për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe të tjerët të përfshirë në dosjen e sterilizimit është shtyrë.

Kjo për shkak të një kërkese të avokatit të Beqajt, pasi ende nuk është dorëzuar vendimi për rikualifikimin e veprës penale, nga ajo e vjedhjes në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Avokati Ermal Yzeiraj: Kërkojmë aktin e shkruar nga ana e prokurorisë për rikualifikimin e akuzës.

 

Ne nuk e dimë qëndrimin e Prokurorit lidhur me ndryshimin e akuzës nga shpërdorimi i detyrës në vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Nga bashkëpunimi i thjeshtë në një formë më të lartë, ajo e grupit të strukturuar kriminal.

 

Nisët një vendim të dhjetorit por jo rikualifikimin e akuzës.

Beqaj – Prokurorit:

Pse s’e nisët?

Prokurori Edvin Kondili: Në dukje kjo është kërkesë për marrje vendimi, por në fakt në thelb është për shtyrje. Ndaj, kërkoj pezullim të afateve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com