Safet Gjici kërkon liri me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në Gjykatën e Elbasanit
Pasi iu refuzua kërkesa e parë për të lënë burgun, ish kryebashkiaku Safet Gjici ka dorëzuar nëpërmjet avokatit të tij , kërkesën e dytë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan .
Sipas burimeve zyrtare Safet Gjici kërkon liri me kusht për të vuajtur në shtëpi pjesën e mbetur të burgut. Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, u arrestua më 24 qershor 2023 pas publikimit të një video-skandali që tregonte marrëdhënie intime në zyrën e tij me Alma Kaçin.
Fillimisht, Gjici u akuzua për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Alma Kaçi për “korrupsion aktiv”.Megjithatë, gjatë procesit gjyqësor, Gjykata ndryshoi akuzën ndaj Gjicit në “shpërdorim detyre”, duke e dënuar me 2 vjet burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Ndërkohë, Alma Kaçi u dënua me 1 vit burg për “prostitucion”. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Alma Kaçi i kishte ofruar përfitime të parregullta Gjicit në formën e favoreve seksuale.
Fraksion.com