AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Atyre që mendojnë se mund të na afrohen, do u çojmë ‘Noc Rrokun’ për dhëndër!

Kryeministri Edi Rama, në takimin me asambletë socialiste të njësive 3 dhe 4 në Tiranë, është shprehur se Partia Socialiste nuk do i ndahet fitores as në zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se arsyeja shumë e fortë për të qenë krenar si PS, është për të pavarësuar drejtësinë, ndërsa shtoi se nëse gjithçka rikthehet siç ishte, Shqipëria nuk e kapërcen atë dritaren që është hapur për t’u anëtarësuar në BE.

Edi Rama: Nëse ka një arsye shumë të fortë për të qenë krenarë si PS, është kjo përpjeke që po bëjmë për të pavarësuar për herë të parë drejtësinë. Nëse gjithçka rikthehet siç ishte, Shqipëria nuk e kapërcen atë dritaren që është hapur, por mbetet prap brenda qefullit të historisë së vet.

Shoqja jonë me e mirë, më e ngushtë, më e dashur dhe që vdesim e nuk i ndahemi, është fitorja. Shoqja Fitore do vijë me ne dhe Noc Rrokun do ua çojmë për dhëndër atyre që do t’ju shkoj mendja se mund t’i afrohen shoqes fitore. Shoqja fitore, është shoqja jonë.

 

Fraksion.com