“Presidenti të shkarkojë rektorin e UBT që s’njeh Kushtetutë e ligj”, Bardhi ngre tonet në seancë: Ka ardhur te ju se keni hall të përbashkët si të pengoni SPAK
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka kërkuar që presidenti Bajram Begaj të shkarkojë rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, i vili foli dje para grupit parlamentar të PS, pas masave të SPAK ndaj zyrtarëve dhe pedagogëve të këtij institucioni arsimor, për abuzime me tenderat.
Gazment Bardhi e ka quajtur një mbledhje të tillë si “përpjekje për të intimiduar drejtësinë”. Me ironi Bardhi tha se PS duhet të thërrasë për ta dëgjuar edhe Safet Bajrin.
Gazment Bardhi: Dënojmë me forcë një akt të paprecedente të ndodhur dje në ambientet e kryesisë së Kuvendit ku një rektor kërkoi strehim në grupin tuaj parlamentar për të justifikuar një aferë të rëndë korruptive në UBT. Rektori ende sot nuk ka kërkuar të sqarojë atë organ akademik që ka për detyrë të sqarojë, Senatin akademik. Ë krijon bindjen se ajo që po ndodh në UBT është tipikisht një injorim total i ligjit. Nuk mund të bëheni strehë për çdo të korruptuar që akuzohet nga SPAK, sepse do të vijë dita që do t’ju kërkojë të rrëfehen edhe anëtarë të grupeve kriminle. Më thonë që ka ardhur në grupin tuaj një kërkesë edhe nga Safet Bajri. Mos diskriminoni, nëse thirrni ata, thirrni edhe një nga grupi kriminal. Distancohu sa jeni në kohë ndaloni tentativën për të intimiduar drejtësinë.
Duke replikuar me Niko Peleshin, Bardhi u shpreh se nëse një rast i tillë ndodh edhe një herë, grupi i PD do të detyrohet të veprojë dhe të jetë i pranishëm aty.