AktualitetPolitikëTë fundit

Panairi i Punës në Athinë, Rama: Sfida është të thyejmë stereotipin me fakte konkrete e me pasqyra konkrete

Të dielën e 12 marsit zhvillohet në Athinë Panairi i Punës me sipërmarrës e biznese shqiptare që do ofrohen për shqiptarët atje.

Panairi i punës “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën” do të ketë të pranishëm edhe Kryeministrin Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Sy m’sy’”, shpjegoi projektin e panairit duke theksuar se do të ketë vazhdimësi, duke e kthyer në traditë gjatë mandatit të katërt.

Kreu i qeverisë u shpreh i bindur se në mandatin e katërt do bëhet më shumë për emigrantët në Greqi dhe se do jetë një fillim i mbarë. Ai i ftoi shqiptarët të ktheheshin për të punuar dhe investuar, edhe nëse do të donin të zgjidhnin të qëndronin në vendin fqinj, sipas dëshirës.

Kreu i qeverisë theksoi së këto panaire do t’i bëjë traditë gjatë mandatit të katërt pasi synon që të lidhë procesin e negociatave për anëtarësim me procesin e nxitjes së kthimit për të investuar në Shqipëri.

“Kemi një panair të madh në Athinë më 2 mars, në një ditë të gjatë me shumë aktivitete ku synojmë të vëmë në kontakt të drejtpërdrejtë shumë kompani shqiptare të Shqipërisë në ndërtim, turizëm dhe inovacion me bashkatdhetarët tanë në Athinë, dhe gjithë materiali do të jetë pastaj në dispozicion dhe në një faqe web online ku të gjithë do të mund hyjnë dhe të shikojnë mundësitë ku janë dhe të lidhin kontrata pune në Shqipërisë qoftë për turizmin, qoftë edhe gjithëvjetore, për fusha të ndryshme”, u shpreh Rama.

“Sfida është të thyejmë këtë stereotipin sipas të cilit pagat në Shqipëri janë shumë të ulëta, mundësitë e pakta, ta thyejmë stereotipin me fakte konkrete me pasqyra konkrete që janë të aksesueshme dhe në të cilat mund të shihen modelet e kontratave dhe kushtet”, theksoi Rama.

“Besoj se do të jetë një fillim i mbarë, natyrisht është vetëm hapi i parë, këta panaire do t’i bëjmë traditë në muajt dhe vitet e mandatit të katërt sepse do ta lidhim shumë fort gjithë procesin e negociatave për anëtarësim me procesin e nxitjes së kthimit për të investuar apo për të punuar këtu në Shqipëri. Kur flas për kthim, jo vetëm ngritjen e plaçkave dhe kthimin përfundimtar, por kam parasysh edhe kthimin e pjesshëm. Në të gjitha rastet do të jetë një përfitim reciprok qoftë për ata që kthehen qoftë për ata që investojnë kursimet e tyre këtu”, tha Rama.

 

Fraksion.com