“Nuk vini dot në pushtet”, Peleshi i drejtohet Nokës: PS ka aleat strategjik të përhershëm SHBA-të dhe kjo aleancë ka qenë dhe mbetet
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka reaguar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, pas kritikave të këtij të fundit në lidhje me politikën ndërkombëtare të qeverisë. Peleshi theksoi se Partia Socialiste ka një aleat strategjik të përhershëm SHBA-në dhe se kjo aleancë ka udhëhequr politikën e PS-së.
Peleshi u shpreh: “Vini këtu diskutoni edhe për çfarë ndodh përtej Oqeanit. PS ka aleat strategjik të përhershëm SHBA-të dhe kjo aleancë ka qenë dhe mbetet udhërrëfyes për ne.” Ai theksoi se oferta e PS-së për Shqipërinë është anëtarësimi në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 dhe se Shqipëria është e para në radhë për t’u bërë pjesë e BE-së.
Niko Peleshi:
Vini këtu diskutoni edhe për përtej Oqeanit. PS ka aleat strategjik të përhershëm SHBA-të dhe kjo aleancë ka qenë dhe mbetet udhërrëfyes për ne. Ju nuk keni ofertë. Oferta jonë është Shqipëria anëtare e BE-së brenda vitit 2030. Meqenëse në botë po fryn erë pragmatizmi, me shumë gjasa BE do të zgjerohet, Shqipëria është e para në radhë për të hyrë në Bashkimin Europian.
Nuk vini dot në pushtet pa fituar zgjedhjet. Duhet të fitoni zgjedhjet që të vini në pushtet. PS do të fitojë zgjedhjet e 11 majit.
Fraksion.com