“Një kryetar bashkie me brekë të grisura”, Sula: Ka shkuar gjendja aq keq, sa jeni bërë meme
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlament.
Sula ka kritikuar ashpër mosmarrjen e përgjegjësisë për akuzat ndaj disa figurave të larta të politikës dhe administratës. Ai theksoi se megjithëse Rama ka thënë se ata që janë akuzuar nga drejtësia duhet të flasin në Grupin Parlamentar të PS-së, nuk ka pasur dëgjesa për politikanë si Ahmetaj dhe Beqaj.
Sula ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të pushtetit, duke ngritur pyetje se kush është përgjegjës për tenderët dhe koncesionet. Sula gjithashtu tha se situata ka arritur në një pikë kaq të keqe saqë, sipas tij, është bërë objekt talljeje dhe meme-esh.
Dashnor Sula: Rama tha se kush është akuzuar nga drejtësia do vijë këtu te Grupi Parlamentar i PS-së. Kur kishit dëgjesa, pse nuk morët Ahmetajn, Beqajn në dëgjesë ju? E keni ju në burg deputetët apo i kemi ne.
I bëni tenderat ju apo ne, koncesionet i bëni ju apo ne. Ka shkuar gjendja aq keq sa jeni bërë meme. Çfarë nuk kemi parë. Një kryetar bashkie me brekë të grisura.
Fraksion.com