AktualitetPolitikëTë fundit

Majko PD-së: Ndërroni godinë se te SHQUP-i u bë vakia për Ramiz Alinë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka dhënë një këshillë për Partinë Demokratike, duke i sugjeruar ata të ndërrojnë godinën e selisë blu, SHQUP-in, pasi sipas tij, kjo nuk u sjell fat.

Majko u shpreh: “Si mik, dua t’ju jap një këshillë, sado ironike të duket.” Ai theksoi se SHQUP-i përdorej për “vaki”, duke përmendur se në atë godinë ishte organizuar edhe vakia e Ramiz Alisë. Deputeti socialist shtoi se kjo seli nuk i inkurajon njerëzit për ndonjë fillim të ri dhe shprehu shqetësimin se mund të ndodhë e kundërta.

Në forcat e armatosura godina e SHQUP së fundmi është përdorur kryesisht për vaki, në atë godinë është bërë edhe vakia e Ramiz Alisë. Më dëgjoni mua, godina ku është bërë vakia e Ramiz Alisë nuk iu nxit që njerëzi të reflektojnë për ndonjë fillim, kam frikë se është e kundërta.

 

Fraksion.com