AktualitetPolitikëTë fundit

“Laptopi i Agaçit në prokurori”, Berisha në Kuvend: Po ju vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të shkelë më në Kuvend

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe njerëzit e tij të ngushtë për vjedhje dhe abuzime, duke përmendur dy arsye kryesore që sipas tij do të çojnë në fundin e qeverisë aktuale.

Ai e akuzoi Ramën për fshehjen e veprimeve të dyshimta, ndërsa e quajti Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, një person të përfshirë në dhurimin e tokave.

“Po ju vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të shkelë më në Kuvend që është bërë i shkallmuar me një gjuhë që meriton çdo epitet, gjuhë qenefi. Sa herë flet vetëm gjëra të tilla nxjerr. Pse nuk vjen këtu? Dy janë arsyet madhore, së pari ku është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Agaçi që dhuron nga 30 hektarë? A keni përgjegjësi para qytetarëve kur ai ia mbath e ju thoni është në spital, është në intubim.

Këtë rrugë do të ndiqni?

Laptopi ka të gjitha vjedhjet që ka bërë Rama dhe njerëzit pranë tij.

Arsyeja e dytë është dosja McGonigal që po shpërthen. Damian e di që ti kë thënë që të ka urdhëruar Rama, por ligji thotë urdhrat të jashtëligjshëm mos i zbato.

Arsyeja e dytë, laptopi i tij është në prokurori, jeni të pashpresë”, tha ai.

 

Fraksion.com