Life StyleTë fundit

Kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother, zarf i zi për Gjestin! Banori tregon arsyen, çfarë do të ndodhë të shtunën

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Gjesti vendosi papritmas të kalonte murin rrethues të shtëpisë. Në një situatë të pa ndodhur më parë, Vëllai i Madh reagoi duke futur një zarf të zi brenda shtëpisë. Këngëtarit iu njoftua se ka thyer rregullat dhe për këtë, do të marrë ndëshkimin në prime-n e së shtunës.

Big Brother njoftoi se Gjesti ishte hedhur në rrethimin e dytë të perimetrit të sigurisë, vend i cili po ashtu monitorohet 24/7 me kamera dhe me staf sigurie.

Vëllai i Madh ju njofton se Gjesti ka thyer rregullat duke u kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë të perimetrit të shtëpisë, i cili është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda, pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë. Të shtunën në live, do të njoftoheni për detajet dhe vendimin e marrë”, shkruhej në zarf.

Gjesti shpjegoi se këtë vendim e mori në një situatë të vështirë, duke u shprehur se ka një ngarkesë të madhe të shkaktuar nga dy persona.

Pata një moment të vështirë. Po mbaj një ngarkesë të madhe nga dy persona brenda që s’ma kupton asnjë. E di që kam thyer rregulla. I kërkoj falje Vëllait të Madh dhe gjithë publikut që u shqetësua për gjendjen time. Pata një moment shumë të vështirë”, tha Gjesti pas leximit të zarfit, me banorët që i shkuan menjëherë pranë.

 

Fraksion.com