“Ishim ulur në kafe me prokurorin”, Gazmend Paja u paraqit në SPAK: Më kishte marrë celularin pa dashje
Aktori Gazmend Paja është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Për një pronë të marrë në bregdet, Paja është shpallur investitor strategjik nga qeveria.
Ai është pyetur për rreth 60 minuta minuta në SPAK, ndërsa teksa doli nuk i kurseu ironitë. Ai tha se ndodhej për “kafe” me prokurorin dhe ky i fundit i kishte marrë celularin ‘gabimisht’.
Dyshohet se Gazment Paja është paraqitur në SPAK edhe disa ditë më parë.
Fraksion.com