“Gjiknur bën mirë të bëhesh i penduar”, Berisha në Kuvend: Engjëll Agaçi është arratisur nga vendi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti sot se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është arratisur nga vendi.
Berisha iu referua edhe dosjes McGonigal, ku iu drejtua Damian Gjiknurit të bëhet dëshmitar në këtë çështje.
Teksa në Kuvend diskutohej akti normativ për zgjatjen e afateve të letërnjoftimeve për emigrantët deri në fund të majit, kreu i PD-së, tha se kjo i diskriminon qytetarët.
“Nëse u lëmë 5 ditë afat për tu regjistruar, ky është akt qesharak që do damkosë këtë maxhorancë. Nëse miratojmë këtë akt sot, të shtyjmë edhe 10 ditë më shumë mundësinë e regjistrimit të tyre. Ju propozoni një akt që i diskriminon shqiptarët. Nëse e zgjasni afatin për shqiptarët që janë jashtë, duhet të jetë i vlefshëm për shqiptarët që janë brenda vendit. Gjë në botë në 11 maj nuk do tu shpëtojë. Po u vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të shkelë më në Parlament. Ai është bërë i shkallmuar me një gjuhë që meriton çdo epitet”, deklaroi Berisha.
Fraksion.com